MENU
klinika

Skandali me shpenzimet

LVV merr vendim që deputetët të tërhiqen nga kompensimi

05.02.2022 - 11:52

Motoja e fushatës zgjedhore e LVV për zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë që u mbajtën më 14 shkurt të vitit të kaluar, “Krejt dhe Drejt”, ndoshta më mirë të kthehet në moton “Krejt dhe Shtremtë”. Publikimi i shpenzimeve të deputetëve në karburante ka ekspozuar një skandal në këto shpenzime. Disa deputetëve, përveç që nuk u kanë mjaftuar rrogat dhe meditjet që marrin dhe kanë shfrytëzuar një privilegj që ua lejon kompensimet për përdorim të karburanteve përtej rrogave e meditjeve për të shkuar në seanca e komisione parlamentare, kanë shpenzuar qindra euro në karburante pa pasur vetura në pronësi të tyre fare.

Ky është rast me, përshembull, deputetin e LVV Artan Abrashi, një moralist tipik i partisë së tij që nuk kurseu asgjë për të sulmuar rivalët vend e pa vend në funksion të luftës së pamëshirshme për pushtet nga VV, dhe i cili është në listën e deputetëve që kanë shpenzuar më së shumti për karburant në periudhën nëntor-dhjetor 2021.

Për këtë periudhë, Abrashi ka shpenzuar 690 euro për naftë.

Në formularin e deklarimit të pasurisë, Abrashi nuk ka të deklaruar ndonjë veturë as në pronësinë e tij e as të bashkëshortes.

E shpenzime ka bërë edhe deputetja tjetër e LVV, Fjolla Ujkani, e cila para disa ditësh u bë protagoniste me një akti tipik moralizimi kur linçoi publikisht një mësues biologjie në Vushtrri vetëm pse ky i fundit po postonte video në Tik-Tok duke vallëzuar, duke kërkuar të merren masa ndaj tij ngase, sipas saj, me këto “gjeste” ai nuk shërbeka si shembull i mirë për nxënësit, dhe e cila mori 170 euro nga shteti si kompensim për karburante. Kjo pavarësisht se ajo nuk ka veturë të deklaruar në pronësi të saj.

Jo për çudi, pa marrë para si kompensim nuk e kanë lënë as deputetët e partive të tjera. Për udhëtimet e deklaruara nga Podujeva, Agim Veliu i LDK-së për dy muaj ka marrë 340 Euro, e Valon Ramadani i Vetëvendosjes nga Ferizaj 320 Euro. Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi për periudhën kohore nëntor-dhjetor ka marrë 150 euro, ndërsa bashkëvendasja e saj, deputetja Fjolla Ujkani ka marrë 170 euro, e Gazmend Gjyshinca ka marrë 140 euro.

Ish-drejtori i Policisë, tani deputet nga radhët e PDK-së ka marrë 90 euro për udhëtimin e tij nga Lipjani, kështu me radhë.

Ndërsa sot, Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari ka bërë të ditur se pas publikimit të shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve të kuvendit, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, si shumicë parlamentare, vullnetarisht do të tërhiqen nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimi.

Njoftimi i plotë:

Sqarim dhe njoftim

Dje gjatë ditës janë publikuar shpenzimet e udhëtimit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilat kanë ngjallur reagime të shumta të qytetarëve.
Duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e shpenzimit të parasë publike dhe rëndësinë e llogaridhënies për përgjegjësitë e deputetëve, me anë të këtij njoftimi duam të japim të plotë informacionin lidhur me këto kompenzime.

Vendimi mbi kompenzimin e deputetëve bazuar në përgjegjësitë dhe obligimet e tyre të punës, daton nga 10 Tetori, 2011 dhe është i nënshkruar nga Kryetari i atëhershëm i Kuvendit z. Jakup Krasniqi. Me anë të këtij vendimi, në mesin e tjerave, parashihet kompensimi për shpenzime të udhëtimit për pjesëmarrje në punimet e seancës plenare dhe në komisionet e caktuara me vlerat si vijon:
deri në 30 km – 10 euro
deri në 60 km – 20 euro dhe
mbi 60 km – 30 euro.

Zbatimi i këtij vendimi nuk bëhet me fatura të derivateve, por si pjesë e pagës mujore e cila llogaritet automatikisht me pagën mujore. Deputetët me rastin e regjistrimit të tyre për mandate në fillim të secilës legjislaturë, plotësojnë formularët për vendbanimin e tyre.

Me rastin e regjistrimit të tyre dhe fillimin e punimeve të Kuvendit, automatikisht fillon llogaritja e pjesëmarrjes së tyre në seanca dhe komisione funksionale, e me to edhe kompenzimi për udhëtime.

Aktualisht në legjislaturën e VIII të Kuvendit, janë 67 deputetë të cilët kanë të regjistruar vendbanimin jashtë Prishtinës dhe prej tyre 36 janë nga Lëvizja Vetëvendosje.
Me anë të këtij njoftimi duam të informojmë opinion publik, se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, si shumicë parlamentare, vullnetarisht do të tërhiqen nga kompenzimi i shpenzimeve të udhëtimit dhe njëkohësisht thërrasin edhe deputetët tjerë të aplikojnë të njejtin standard. Gjithashtu, do të kërkojmë nga Kryesia e Kuvendit, rishikimin e vendimit për kompenzimin e deputetëve.

Ne mbetemi të përkushtuar në ngritjen e performances së punës së deputetëve, llogaridhënies dhe përgjegjësisë ndaj qytetarëve të Republikës!

Sqarim dhe njoftim

Dje gjatë ditës janë publikuar shpenzimet e udhëtimit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilat kanë ngjallur reagime të shumta të qytetarëve.
Duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e shpenzimit të parasë publike dhe rëndësinë e llogaridhënies për përgjegjësitë e deputetëve, me anë të këtij njoftimi duam të japim të plotë informacionin lidhur me këto kompenzime.

May be an image of text that says “deputetit pêr shpenzime mujore shpenzime ditore tẽ deputeteve ndahen nga 5,00€ per dité punimet Kompensimi per shpenzimet udhétimit, pér pjesšmarrje vijon:deri ne 0km 10,€ seances plenare dhe komisione, caktohet deri 60 km- dhe mbi 60 km- 30, V.Ky vendim hyn nẽ fuqi diten nenshkrimit Nr. 04-V-079 Prishtine, mẽ 10 tetor 2011 Kryet Kryetari endity KRAMHA Vendimi dërgohet: Divizionit pèr Buxhet dhe Pagesa Arkivit tẽ Kuvendit.”
May be an image of text that says “dhjetor 2021 nentor 2021 DEPUTETEVE LEGJISLATURAE VIII CODI BUXHETOR 2021 N.ren Emri Mbiemri komuna Adem SHP.E UGES Hodža Dragash Rrustemi 120,00 0,00 Podujeve Prizren Kamenice Kodra Agusholli adiku unjaku-Rexhepi 100,00 lojsilović”
Por, qytetarëve si duket nuk u ka bërë aspak përshtypje ky vendim i LVV, pasi është marrë vetëm pas ekspozimit të skandalit publik.