MENU
klinika

NBA

Marshojnë Suns e Warriors, Bulls marrin kreun në Lindje

02.02.2022 - 12:20

Ekipet e kreut në Konferencën e Perëndimit në NBA vijojnë me fitoret radhazi. Në krye qëndron ekipi i Phoenix Suns, që mposhti 121-111 Brooklyn Nets, një përballje mes dy ekipesh rivale për titull këtë sezon.

Irving realizoi 26 pikë e Harden 22, por që mbetën për statistikë për miqtë nga Brooklyn, ndërsa për Suns u dallua Booker me 35 pikë e Bridges me 27. Kjo ishte fitorja e 11-të radhazi për Phoenix Suns, vetëm një humbje në 15 ndeshjet e fundit.

Ndërsa skuadra e Golden State mori fitoren e shtatë radhazi, e fundit në fushën e San Antonio Spurs me rezultatin 124-120, ndeshje që dhuroi emocione deri në fund. Poole me 31 pikë zëvendësoi më së miri Curry, që mungoi në këtë sfidë, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e Murray për Spurs.

Në Lindje, humbja e dytë radhazi për Miami Heat, që u mund 110-106 nga Toronto Raptors dhe zbret në vendin e tretë në Lindje. Adebayo realizoi 32 pikë e 12 rebound, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen, ndërsa për kanadezët u dallua Trent me 33 pikë.

Në krye të renditjes në Lindje ngjitet Chicago Bulls, që falë 29 pikëve të DeRozan dhe 26 të LaVine mundi 126-115 Orlando Magic.