MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Më dhembin kyçet e duarve dhe këmbëve…

28.02.2022 - 13:24

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje! Kam ca kohë që kam këputje, më dhemb koka mbrapa dhe më dhembin kyçet e këmbëve dhe dorës dhe më rreh shumë nëpër trup damarët dhe zemra. Doktori më thotë se më ka kaluar shumë nervi. Më ka dhënë ilaçe për 50 ditë. Por kam shqetësime prapë. Çfarë mund të kem?

Mjeku: Pacienti duhet të rikthehet te mjeku që i ka dhënë terapinë për 50 ditë dhe të bëjë një bilanc biokimik të organizmit, një gjak komplet, urinë komplet, kontroll periodik të tensionit arterial të zemrës. Pra, është shumë i rëndësishëm kontrolli pas vizitës, sidomos kur rasti nuk ecën mirë. Fillimisht pacientët duhet të shihen nga mjeku i familjes dhe është ky i fundit që i drejton tek specialisti përkatës.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.