MENU
klinika

Çfarë pritet?

Ministrja e Financave flet mbi rritjen e çmimit të naftës

02.02.2022 - 13:59

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahmiaj bëri me dije se qeveria ka vendosur që të mbështesë punonjësit dhe ish-punonjësit e rafinerisë së naftës në Ballsh me një pagë minimale mujore.

“Miratuam një vendim shumë të rëndësishme që ka të bëjë me mbështetjen sociale për punonjësit dhe ish-punonjësit e rafinerisë në Ballsh. Gjatë vitit 2022 do ketë një pagesë e barasvlefshme me pagën minimale. Kjo listë do rishikohet me personat që janë të punësuar apo ish-të punësuar apo që kanë dalë në pension. Ndihma do jepet në bazë mujor gjatë vitit 2022”, tha ministrja.

E pyetur mbi rritjen e çmimit të naftës ministrja e Financave tha se qeveria nuk mund të ndërhyjë në çmime, duke shtuar se pritet që çmimet të bien pas 6-mujorit të parë të këtij viti.

Pyetje: Dje është rritur nafta me 8 lekë duke bërë që çmimi i naftës të jetë më i larti në rajon? A ka një strategji që mos ketë efekt zinxhir?

Ibrahimaj: Nafta dhe nënproduktet janë të ndikuara nga rritja e çmimeve në bursat ndërkombëtare. Jemi në monitorim të çmimeve që të parashikojmë të gjitha ndryshimet që mund të bëhen. Ne jetojmë në ekonomi tregu të lirë dhe nuk mund të ndërhyjmë në çmime. Mund të ndërmarrim politika parandaluese. Pritet që këto çmime të bien pas 6 mujorit të parë të këtij viti. Jemi të kujdesshëm dhe në monitorim të vazhdueshëm të këtyre çmimeve.

Pyetje: A keni menduar heqjen e taksave?

Ibrahimaj: Për momentin nuk ka asnjë rishikim të politikës së taksave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kemi 8 muaj pa punë, të ndahet hesapi!

Naftëtarët e Ballshit kërkojnë pagën e dytë të luftës