MENU
klinika

Kërkojnë pagat e prapambetura

Naftëtarët e Ballshit bllokojnë hyrjen e Uzinës

03.02.2020 - 18:34

Naftëtarët e Ballshit janë ngritur sërish në protestë për rrogat dhe kushtet e vështira në të cilat punojnë.

Ata kanë bllokuar hyrjen e Uzinës. Tre autobusë kanë hyrë në Uzinë, ndërsa naftëtarët nuk i lejojnë të dalin.

Autobusët janë të kompanive që administrojnë uzinën.

Naftëtarët në Ballsh kërkojnë pagat e prapambetura.