MENU
klinika

''Të vërtetën e thonë veç të dehurit!''

Një letër dashurie (dhe frike) nga Oriana Fallaci

04.02.2022 - 15:45

        Një nga ikonat e pushtetit të katërt – dëshmia se gazetaria e praktikuar me parime të qarta është e aftë të ndikojë mbi ngjarjet. E guximshme dhe e talentuar. Me mënyrën e mrekullueshme të të shkruarit, ajo mahniti gjenerata të tëra. Oriana Fallaci mbetet një nga gazetaret më me ndikim të shekullit XX. Një nga shkrimtaret dhe gazetaret më të vlerësuara, po edhe më të lexuara në të gjithë botën./Konica.al

Por, jo vetëm gazetaria. Edhe jeta e saj private, ka lënë gjurmët unike në legjendat që rrëfehen për dashurinë. Edhe ajo, gruaja e patëdytë në profesionalizëm e integritet, plot sharm, elegancë dhe elokuente, kishte ”frikë” nga historitë e mëdha… që prej madhështisë sublime, bota i kthen legjenda…

Oriana Fallaci dhe Alekos Panagulis. Një nga dashuritë më të bukura ndonjëherë. Dashuria e të dyve është përshkruar më së miri në letrat mes njëri-tjetrin. Pa dyshim, ndër gjithë dashuritë që ka përjetuar Fallaci, të ishte më e lidhur me poetin grek Alekos. Alekos Panagulis ishte ekstremisht inteligjent, brilant dhe po kaq guximtar. Ndërkohë, gazetarja italiane e ka shprehur përherë rëndësinë e poetit në jetën e saj, madje, duke cilësuar se: “Alekos dhe ime më, janë dy qeniet më të veçanta të jetës sime”.

Fallaci i shkruante kështu poetit grek, në një prej letrave të shumta:

“I dashur Alekos,

Kam kaq shumë dëshirë të të shkruaj dhe nuk di nga t’ia nis. Kam kaq shumë gjëra për të të thënë dhe nuk di si t’i them. Jam kaq konfuze, kaq e trembur. Unë nuk dua t’i besoj mrekullive. Dua t’i besoj vetëm logjikës dhe kaq.

he logjika më shtyn të kem frikë. Për ty, për mua. Kam frikë për ty, teksa mendoj se jam një femër kaq e vështirë, kaq ndryshe nga femrat e tjera. Ti ke lindur për të komanduar, unë kam lindur për t’u bindur…

Kam frikë edhe për veten, kur mendoj se ende nuk ke krijuar kontaktet e duhura me botën dhe kur ”të zhytesh” totalisht tek bota, do të më harrosh. Rrugët janë të mbushura plot me femra më të reja e më të bukura se unë.

Dhe një mendim më është fiksuar si makth, mendimi se kur të shohësh një femër më të bukur se unë, do të zbresësh nga makina dhe do të ulërasësh: “Një minutë! Një minutë! Sa e bukur ajo! Është më e bukur se ti!”. Ndoshta mund të jesh i dehur, e di, por të dehurit thonë gjithmonë të vërtetën”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Teatri vazhdon... (online)

Arturo Ui zbret në Tiranë

Skalitësi i historisë

Skulptori i Popullit

Sot, ditëlindja e të pakrahasueshmit Kamy

‘Njerëzit e mëdhenj, nuk i futen kurrë politikës’