Gazetari rus Dmitry Muratov, ka shprehur pikëllimin e thellë të tij dhe kolegëve, për zhvillimet e fundit në Ukrahinën nën agresionin rus.
Muratov, nobelist, është redaktor pranë gazetës “Novaya Gazeta”, një nga të paktat botime të pavarura mbetur në Rusi, shprehet: “Ashtu si pikëllimin, po përjetojmë edhe turpin”.
Ai akuzon Putinin, se po luan me një buton bërthamor sikur të ishte një çelës kyçi i një makine të shtrenjtë dhe pyet “Po më pas – armët bërthamore?”.
“Unë nuk shoh ndonjë interpretim tjetër, të fjalëve të Vladimir Putinit, për “armë ndëshkimi””, – tha ai. Muratov fitoi Nobelin për Paqe në vitin 2021, në shenjë mirënjohjeje në luftën për lirinë e shtypit në Rusi.