MENU
klinika

Deklarata e presidentit të IOC

“Olimpiada ‘Pekin 2022’, vendi më i sigurtë në botë”

18.02.2022 - 13:33

“Me një indeks infektimi prej 0.01%, Lojërat Olimpike dimërore ‘Pekin 2022’ janë vendi më i sigurt në botë. Ky është një rezultat i jashtëzakonshëm”, – u shpreh presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach.

Ai tha se masat që janë marrë në Kinë para dhe përgjatë Olimpiadës dhanë efekt. “Sportistët janë shumë të kënaqur me ambientet e Fshatit Olimpik, sallat ku janë zhvilluar garat, shërbimet e ofruara nga siguria etj. E përballuam me sukses betejën”, tha Bach.

Gjatë Olimpiadës janë kryer rreth 70 mijë teste në ditë dhe nga 4 janari, kur nisën testet e para, janë regjistruar rreth 600 raste. Gjithsesi, kjo Olimpiadë ka marrë kritika të shumta, aq sa SHBA nuk çoi delegacion zyrtar olimpik, por vetëm sportistët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN