MENU
klinika

Lojërat Olimpike Dimërore

Renditja sipas medaljeve në Olimpiadën “Pekin 2022”

17.02.2022 - 17:26

Në Pekin që prej datës 5 shkurt vijojnë garat e Lojërave Olimpike Dimërore, të cilat ashtu sikurse priteshin kanë dhuruar rivalitet dhe emocione për të gjithë të apasionuarit e sporteve dimërore.

Pas 12 ditësh është Norvegjia ajo që udhëheq në klasifikimin e medaljeve të fituara në Olimpiadë. Nordikët, të cilët konsideroheshin edhe si favoritët kryesorë për triumfin final, deri më tani pozicionohen në vendin e parë, teksa kanë arritur që të fitojnë 13 medalje ari, 7 argjendi dhe 8 bronzi, në një total prej 28 medaljesh.

Në vendin e dytë të renditjes së përgjithshme është Gjermania, e cila numëron 10 medalje ari, 6 argjendi dhe 4 bronzi, ndërsa shkalla e tretë e podiumit plotësohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që deri më tani koleksionojnë 8 medalje ari, 7 argjendi dhe 4 bronzi. Lojërat Olimpike “Pekin 2022” do ta ulin siparin më datë 20 shkurt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN