MENU
klinika

Mori argjendi sot në “Pekin 2022”

Fontana, sportistja italiane me më shumë medalje në Olimpiadë

16.02.2022 - 20:02

Me të sotmen bëhen 11 medalje në total. Italiania Arianna Fontana pasuron gjithnjë e më shumë koleksionin e saj të medaljeve olimpike duke shtuar medaljen e argjendtë në 1500 metra në Olimpiadën Dimërore “Pekin 2022”.

Podiumi i tretë në këtë edicion për patinatoren italiane, e cila tashmë është atletja italiane që mban numrin më të lartë të podiumeve në Lojërat Olimpike, teksa kaloi Stefania Belmondo. Medaljen e arit e mori Choi Korean.

Medalja numër 3 në këtë edicion për italianen nga Lombardia. Për Italinë kjo është medalja e 15-të e ekspeditës së Pekinit 2022, duke kaluar atë të Albertville 1992. Vetëm në Lillehammer 1994, “Azzurri” ia dolën të bënin më mirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN