MENU
klinika

Doli me pankartë, IOC i dha të "verdhë"

“Jo luftë në Ukrainë”, paralajmërohet sportisti i Olimpiadës

15.02.2022 - 19:45

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka paralajmëruar me përjashtim nga Olimpiada e Pekinit sportistin ukrainas Vladyslav Heraskevych. Ky i fundit, dy ditë më parë, doli para kamerave pas garës së tij me një pankartë, ku shkruhej: Jo luftë në Ukrainë.

IOC u shpreh se ka kontaktuar me delegacionin ukrainas në “Pekin 2022”, duke i palajmëruar që një gjë e tillë të mos përsëritet, duke i dhënë “karton të verdhë” sportistit.

Vetë sportisti e ka kuptuar atë që bëri dhe në garën e radhës nuk ka dalë më me pankartë në duar. “Të gjithë ne duam paqen, por në një event të tillë nuk lejohen të tilla mesazhe. Ne vijojmë përpara me eventin dhe na vjen mirë që sportisti nuk e përsëriti gabimin”, – tha IOC.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN