MENU
klinika

"Ka emra ministrash e prokurorësh"

Paralajmërimi i Berishës: Do dalin përgjime të qeveritarëve me bandat

17.02.2022 - 13:25

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se do të publikohen përgjime të politikanëve shqiptarë duke komunikuar me bandat. Në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit, Berisha u shpreh se përgjimet janë kryer nga disa shtete të huaja, ndërsa komunikimet janë bërë nëpërmjet aplikacionit SKY ECC. Sipas Berishës, të përfshirë janë ministra të niveleve të larta, por shtoi se nuk i kishte emrat.

“Informoj shqiptarët se hetimi i fundit i kryer nga disa shtete, Itali, Belgjikë, Gjermani, Francë e shtete të tjera, pas zbulimit të një aplikacioni që përdornin bandat shqiptare dhe qeveritarët për komunikime të fshehta, themelet e narkoshtetit po dridhen. Ju garantoj se në ato përgjime ka emra ministrash drejtorësh , prokurorësh gjykatësish e shumë të tjerë. E mirëpres si një zhvillim pozitiv në betejën kundër narkoshtetit. SKY ECC është aplikacioni. Janë zbërthyer, e di si do dalin, lere mos e pyet. Ju garantoj që janë mera ministrash të të gjitha niveleve, unë nuk i kam emrat”, tha Berisha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN