MENU
klinika

“Gruaja e kandidatit të Berishës…"

PD i përgjigjet ish-kryeministrit për akuzat: Ti dhe Meta po i poshtëroni dibranët!

18.02.2022 - 17:53

Partia Demokratike i përgjigjet akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj kandidatit të demokratëve në Dibër, i cili tha sot në një takim në Dibër se ““Krahas tij, kemi dhe kandidatin e Lul Bravës, të cilit Edi Rama me gjykatës e policë në një akt të shëmtuar i ka dhënë logon e PD dhe përpiqet t’iu mashtrojë juve se jeni Partia Demokratike”.

Në një video-mesazh të publikuar në “Facebook”, PD thekson se “Kandidati i Shtëpisë së Ilirit, ne Diber përfaqësojnë korrupsionin që po e mban peng Shqipërinë, është njeriu i zgjedhur nga Ulsi Manjes dhe po punon për të”.

Reagimi i plotë:

Non Grata vazhdon sulmet kundër demokrateve. Kandidati i Shtëpisë së Ilirit, ne Diber përfaqësojnë korrupsionin që po e mban peng Shqipërinë, është njeriu i zgjedhur nga Ulsi Manjes dhe po punon për të. Sepse gruaja e kandidatit të Shtëpisë së Ilirit, nuk i hetoi ministrat dhe zyrtarët e Edi Ramës që u kapën duke blere votat ne Diber.
Non-grata dhe Meta po i poshterojne dibranet me burrin e prokurores Belina Zeneli, e cila nuk ka kryer asnjë veprim verifikimi në lidhje me mbi 300 kallëzime të bëra nga qytetarët dibranë, duke i lënë ata pa drejtësi për hallet e tyre.
Demokratët dhe qytetarët dibranë nuk d të pranojnë kurrë njerëz të tillë. Ata e dinë se nëse zgjedhim Berishën dhe Metën, mbajne Ramën.