MENU
klinika

Shtyhet për në 7 shkurt seanca e radhës për shkarkimin e Metës

Përfaqësuesi i Presidentit kërkoi kohë për t’iu përgjigjur pyetjeve

03.02.2022 - 14:12

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha ka shtyrë për në datën 7 shkurt ora 10:00 seancën e radhës ku do të shqyrtohet kërkesa për shkarkimin e Presidentin Ilir Meta.

Vendimi u mor për t’u lënë 48 orë kohë përfaqësuesve të Presidentit për t’u përgjigjur pyetjeve të gjyqtarëve.

Pas pyetjeve të parashtruara nga gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, këshilltari ligjor i Presidentit, Bledar Dervishaj ka kërkuar 48 orë kohë për t’u përgjigjur mbi 70 pyetjet, me argumentin se do të konsultohen me kreun e shtetit.

Nga ana tjetër deputetja e PS, Klotilda Bushka ka deklaruar: “Dy orë janë të mjaftueshme, sepse edhe ne aq na u desh”.

Përfaqësuesi i Presidentit iu përgjigj me argumentin “nuk është kërkesë për shkarkimin e Kuvendit”. Tashmë gjykata është tërhequr për një vendim të ndërmjetëm për të përcaktuar sa kohë do t’i japin presidentit për t’u përgjigjur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Presidentit nuk iu dha e drejta për t’u dëgjuar"

Diskutimet e përfaqësuesve të Metës në seancë