MENU
klinika

Çfarë shkruan?

Presidenti i Gjermanisë letër Vjosa Osmanit

16.02.2022 - 13:22

Presidentja Vjosa Osmani e ka pranuar një letër nga presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier me rastin e 14 vjetorit të pavarësisë së vendit.

Presidenti gjerman thotë se e mban mend mirë 17 Shkurtin e vitit 2008.

“17 Shkurtin e vitit 2008 e mbaj mend mirë. Si Ministër Federal i Punëve të jashtme asokohe, së bashku me shumë partnerë evropianë dhe të SHBA-ve, u deklarova në ato ditë menjëherë pas shpalljes së pavarësisë për njohjen e Kosovës. Ndaj është knaqësi e veçantë të mund t’ju uroj në përvjetorin e katërmbëdhjetë të pavarësisë së vendit tuaj”, thuhet në letrën e Steinmeier.

Ai shkruan se gjatë vizitës së fundit të presidentes Vjosa Osmani në Gjermani, u thelluan në marrëdhëniet dypalëshe, ndërsa shprehu mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën.

“Vendet tona janë të lidhura ngushtë me njëri-tjetrin në pikëpamje politike, ekonomike dhe kulturore. Veçanërisht afër na sjellin kontaktet e shumta personale, para së gjithash ato të diasporës kosovare në Gjermani. Gjatë vizitës suaj shtatorin e shkuar në Berlin ne patëm mundësi të thelloheshim në aspekte të shumta të marëdhënieve tona dypalëshe. Gjermania mbështet fuqishëm perspektivën e Republikës së Kosovës në Bashkim Evropian. Në këtë kontekst një rëndësi të madhe merr realizimi me vendosmëri i agjendës së rëndësishme të reformave të qeverisë suaj në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky do të jetë një faktor qendror në krijimin e perspektivave për të rinjtë në Kosovë, forcimin e ekonomisë, investimet e reja si dhe hapjen e vendeve të punës”, ka shkruar ai.

Steinmeier tha edhe se dialogu me Serbinë mbetet sfida më e madhe diplomatike e Kosovës.

“Në të njëtën kohë dialogu me Serbinë mbetet me gjasë sfida më e madhe e politikës së jashtme për Kosoven. Unë kam besim në angazhimin konstruktiv të qeverisë suaj për bisedimet e ardhshme në kuadër të dialogut të udhëhequr nga BE përmes të Ngarkuarit të Posaçëm Miroslav Laje”, të cilin e mbështes me bindje të plotë. Kosova mund të ketë besim, se te Gjermania do të gjejë një mik dhe partner të besueshëm në krah të saj”, thuhet në këtë letër.

Presidentja Osmani tha se gjatë takimit të fundit me Steinmeier e ka marrë përkrahjen e palëkundur të Gjermanisë.

“Gjatë takimit tonë të fundit, kur me ftesë të tij e vizitova Gjermaninë zyrtarisht, Presidenti Steinmeier ritheksoi përkrahjen e palëkundur të shtetit të tij si dhe përkrahjen e tij personale për rrugën e Kosovës drejt arritjes së konsolidimit të plotë në arenën ndërkombëtare. Kosova është me fat që përgjatë rrugëtimit të saj sfidues ka pranë shtete si Gjermania dhe miq si Presidenti Steinmeier”, ka shkruar Osmani./Express

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Greqia 'me kokën pas'

Çfarë kërkon nga Gjermania?

Një mesazh për inagurimin europian të Shqipërisë

30 vjetori i bashkimit të Gjermanisë, Meta uron homologun Steinmeier