MENU
klinika

“Largohuni me urgjencë”

Presidenti i Ukrainës qetëson: Po krijojnë kaos! Miku më i mirë i armiqve është paniku

12.02.2022 - 19:33

Në një situatë ku tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë janë në rritje, janë shtuar paralajmërimet për t’u larguar me urgjencë nga Ukrainë.
Por kjo ka sjellë edhe reagimin e Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili ka theksuar se thirrjet e SHBA-së për një pushtim të mundshëm rus të Ukrainës “shkaktojnë panik”.

Ai gjithashtu ka theksuar se situata duhet analizuar me detaje, duke shtuar se më i mirë i armiqve tanë është paniku

“Duhet të analizojmë të gjitha informacionet për kërcënimet në kufijtë e vendit dhe e vërteta është se kemi informacione të ndryshme. Tani miku më i mirë i armiqve tanë është paniku. Dhe të gjitha këto informacione nuk na ndihmojnë”, saktësoi ai.