MENU
klinika

Si NBA gjatë 2020

Projekti, Serie A në SHBA gjatë Botërorit 2022

04.02.2022 - 23:12

Një projekt që mund të bëhet realitet në fund të këtij viti. Ajo e Lega-s së Serie A është një ide shumë e rëndësishme, një vizion dhe një projekt: një turne për t’u luajtur gjatë Botërorit në Katar me të gjitha 20 skuadrat e Serisë A që nuk do të jenë të grumbulluar me kombëtaret respektive.

Idea për të cilën po punon Lega e Serie A është ajo që ta luajë turneun në një strukturë në SHBA, që mund t’i lejojë 20 skuadrat të jetojnë dhe të luajnë, dhe të stërviten, në të njëjtin vend.

Pak a shumë e njëjta gjë që është bërë me NBA në 2020-ën. Andrea Butti, përgjegjës i kompeticioneve dhe operacioneve të Serisë A, ka shpjeguar për Tuttomercatoweb.com:

“Në atë kohë kemi qenë në kontakt direkt me kampionatin amerikan të basketbollit. NBA ka marrë më të mirën e protokolleve të ndryshëm, ne kemi qenë ajo që është studiuar më shumë.

Kishim 124 ndeshje për të rikuperuar dhe 3 të Kupës së Italisë: jemi të fundit që jemi kthyer të luajmë dhe ia kemi dalë.” E bëri edhe NBA, me titullin e fituar nga Los Angeles Lakers

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Costacurta: Vendimtare për kuqezinjtë

Derbi i Madoninës, Milan frymëzohet nga triumfi 6-0