Në fillim të vitit 2000, unë u bëra zyrtari i parë i lartë amerikan që u takua me Vladimir Putin si presidentit të Rusisë. Ne në administratën e Klintonit nuk dinim shumë për të në atë kohë – vetëm se ai e kishte filluar karrierën e tij në KGB. Shpresoja se takimi do të më ndihmonte të vlerësoja se çfarë mund të nënkuptojë ngritja e tij e papritur ne detyrë për marrëdhëniet SHBA-Rusi, të cilat ishin përkeqësuar nga lufta në Çeçeni. I ulur përballë një tavoline të vogël, u çudita menjëherë nga kontrasti midis Putin dhe paraardhësit të tij bombastik, Boris Yeltsin.
Putin foli pa emocione për vendosmërinë e tij për të ringjallur ekonominë e Rusisë dhe për të shuar rebelët çeçenë. Duke fluturuar për në shtëpi, regjistrova përshtypjet e mia.
Ai pretendoi se kuptonte pse Muri i Berlinit duhej të binte, por nuk priste që i gjithë Bashkimi Sovjetik të shembet.
Muajt e fundit më është kujtuar ajo seancë gati tre orëshe me Putin, teksa ai kishte grumbulluar trupa në kufirin me Ukrainën fqinje.
Pohimi revizionist dhe absurd i Putin se Ukraina ishte “krejtësisht e krijuar nga Rusia” dhe efektivisht e grabitur nga perandoria ruse është plotësisht në përputhje me botëkuptimin e tij të deformuar.
Më shqetësuesja për mua: Ishte përpjekja e tij për të krijuar pretekstin për një pushtim në shkallë të gjerë.
Nëse ai pushton, do të jetë një gabim historik.
Në 20 vitet e çuditshme që kur u takuam, Putin ka hartuar rrugën e tij duke hequr dorë nga zhvillimi demokratik për librin e Stalinit.
Ashtu si autoritarë të tjerë, ai e barazon mirëqenien e tij me atë të kombit dhe opozitën me tradhtinë. Ai është i sigurt se amerikanët pasqyrojnë cinizmin dhe epshin e tij për pushtet dhe se në një botë ku të gjithë gënjejnë, ai nuk është i detyruar të thotë të vërtetën.
ër shkak se ai beson se Shtetet e Bashkuara dominojnë rajonin e tyre me forcë, ai mendon se Rusia ka të njëjtën të drejtë.
Putin prej vitesh është përpjekur të përmirësojë reputacionin ndërkombëtar të vendit të tij, të zgjerojë fuqinë ushtarake dhe ekonomike të Rusisë, të dobësojë NATO-n dhe të ndajë Evropën. Ukraina veçohet në të gjitha këto.
Në vend që të hapte rrugën e Rusisë drejt madhështisë, pushtimi i Ukrainës do të siguronte turpin ePutin duke e lënë vendin e tij të izoluar diplomatikisht, ekonomikisht të gjymtuar dhe strategjikisht të cenueshëm përballë një aleance perëndimore më të fortë dhe më të bashkuar.
Veprimet e Putin kanë shkaktuar sanksione masive, me të tjera që do të vijnë nëse ai pushton të gjithë vendin. Këto do të shkatërronin jo vetëm ekonominë e vendit të tij, por edhe rrethin e ngushtë të miqve të tij të korruptuar.
Ajo që është e sigurtë se do të jetë një luftë e përgjakshme dhe katastrofike do të thajë burimet ruse dhe do t’i kushtojë jetë ruse – ndërkohë që do të krijojë një nxitje urgjente për Evropën që të pakësojë varësinë e saj të rrezikshme nga energjia ruse.
Një akt i tillë agresioni pothuajse me siguri do ta shtynte NATO-n të përforconte ndjeshëm krahun e saj lindor dhe të merrte në konsideratë vendosjen e përhershme të forcave në shtetet baltike, Poloni dhe Rumani.
Një përpjekje dypartiake tashmë është duke u zhvilluar për të krijuar një përgjigje legjislative që do të përfshinte intensifikimin e ndihmës vdekjeprurëse për Ukrainën.
Do të ishte larg nga një përsëritje e aneksimit të Krimesë nga Rusia në 2014; do të ishte një skenar që të kujton okupimin fatkeq të Afganistanit nga Bashkimi Sovjetik në vitet 1980.
Biden dhe liderë të tjerë perëndimorë e kanë bërë shumë të qartë këtë raund pas raundi të diplomacisë së furishme.
Por edhe nëse Perëndimi është në një farë mënyre në gjendje ta pengojë zotin Putin nga lufta gjithëpërfshirëse – gjë që nuk është aspak e sigurt tani – është e rëndësishme të kujtojmë se konkurrenca e tij nuk është shah, siç supozojnë disa, por më tepër xhudo.
Do të jetë në dorën e Shteteve të Bashkuara dhe miqve të saj që t’ia mohojnë atij këtë mundësi duke mbështetur një shtyrje të fuqishme diplomatike dhe duke rritur mbështetjen ekonomike dhe ushtarake për Ukrainën.
Edhe pse Putin, sipas përvojës sime, nuk do të pranojë kurrë se ka bërë një gabim, ai ka treguar se mund të jetë edhe i durueshëm, edhe pragmatik.
Putin duhet ta dijë se një Luftë e dytë e Ftohtë nuk do të shkonte domosdoshmërisht mirë për Rusinë – madje edhe me armët e saj bërthamore.
Aleatët e fortë të SHBA-së mund të gjenden pothuajse në çdo kontinent. Miqtë e Putin, ndërkohë, përfshijnë njerëz si Bashar al-Assad, Alexander Lukashenko dhe Kim Jong-un.
Siç ka vënë në dukje Biden, Shtetet e Bashkuara nuk kanë dëshirë të destabilizojnë apo privojnë Rusinë nga aspiratat e saj legjitime.
Kjo është arsyeja pse administrata dhe aleatët e saj kanë ofruar të angazhohen në bisedime me Moskën për një gamë të hapur çështjesh sigurie.
Por Amerika duhet të insistojë që Rusia të veprojë në përputhje me standardet ndërkombëtare të zbatueshme për të gjitha kombet.
Putin dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping, duan të pretendojnë se ne tani jetojmë në një botë shumëpolare. Ndonëse kjo është e vetëkuptueshme, kjo nuk do të thotë se fuqitë e mëdha kanë të drejtë të copëtojnë globin në sfera të ndikimit, siç bënë perandoritë koloniale shekuj më parë.
Ukraina ka të drejtë në sovranitetin e saj, pavarësisht se cilët janë fqinjët e saj.
Në epokën moderne, vendet e mëdha e pranojnë këtë, dhe po ashtu edhe Putin. Ky është mesazhi që përkufizon diplomacinë e fundit perëndimore. Ai përcakton ndryshimin midis një bote të qeverisur nga sundimi i ligjit dhe një bote që nuk i përgjigjet fare rregullave.
Burimi: New York Times
Përktheu dhe përshtati: Konica.al