MENU
klinika

“Mund të vijë në Shqipëri?”

Rama: Nëse shpërthen Lufta e Tretë Botërore, s’e evitojmë dot

25.02.2022 - 20:39

Kryeministri Edi Rama ka folur për situatën e luftës Rusi Ukrainë dhe sa e rrezikuar është Shqipëria.

“Jemi vend i Natos dhe sot është përsëritur nga të gjithë se vendet e natos, çdo vend i natos është në një tjetër regjim mbrojtje. Në rastin e Ukrainës jemi partner me Ukrainën por sipas kushtetutës së natos se vëmë menjëherë në lëvizje artikullin 5 që kur sulmohet njëri vend janë sulmuar të gjithë dhe në atë moment janë të gjithë që mbrohen.

Ka një pjesë njerëzish që janë të shqetësuar që kjo luftë mund të vijë në Shqipëri dhe ne s’kemi avionë ne s’kemi raketa etj. Shqipëria nuk është në Nato një vend anëtar për të pasur raketa është në Nato një vend anëtar që ka një sërë prioritetesh të vetat të koordinuara me alencën.

Ka sot investimin që po kryhet për një bazë ajrore të natos në vend, avionët e Natos do jenë aty. Nëse lufta e 3 shpërthen është diçka që s’e parashikojmë dot dhe as nuk e evitojmë dot nëse të tjerë e nisin. S’jemi në këto kushte duhet të jemi të vetëdijshem se lufta është reale dhe ka impakt real në ekonomi pa diskutim. Sa dhe si është për t’u parë në rrugën e zhvillimit të ngjarjeve. Pozicioni ynë është solid, komod, në thonjëza se ska asnjë komoditet në këto kushte”, tha Rama.