MENU
klinika

Ja sesi

Rikrijoni momentet më të bukura në çift me Galaxy S21 FE 5G

24.02.2022 - 17:05

Një shprehje thotë që një momenti ia njohim vlerën, kur shndërrohet në një kujtim. Ndër vite,
memoria juaj mund të ruajë nga ngjarjet më të forta që kanë shënjuar jetën tuaj, deri tek
detajet më të vogla. Shumë ngjarje harrohen dhe pse ju do të donit fort të memorizonit çdo gjë rreth takimit tuaj të parë me të dashurin e zemrës, emocionet e puthjes e parë e shumë momente të tjera.

Ne ju sugjerojmë të rijetoni takimin tuaj të parë, ditët e para të miqësisë apo zhvillimin e marrëdhënies tuaj dhe të krijoni foto të mahnitshme. E nëse ju posedoni një nga smartphone-t më të fundit nga Samsung si Galaxy S21 FE 5G, do ta keni dhe më të lehtë të sillni në jetë të gjitha kujtimet tuaja.

Rikrijoni momentet më të bukura në çift me Galaxy S21 FE

Fotografi dhe video realiste
Kamera e nivelit profesional e Galaxy S21 FE 5G bën që çdo foto të jetë kryevepër. Falë konfigurimit pro-grade jo vetëm që do të shkrepni foto profesionale, por dhe do të krijoni kujtime aq të gjalla, sa kur t’i shihni fotot pas shumë kohësh, do t’ju rikthehen ato momente sikur të kishin ndodhur një ditë më parë. Çdo kujtim, qoftë ditën apo natën do të kapet pa vështirësinë më të vogël nga kamera e Samsung S21 FE 5G, sepse opsioni Night Mode i përmirësuar siguron fotografi edhe më të mira gjatë natës.

Ju jeni SUBJEKTI i fotos suaj

Me Galaxy S21 FE 5G do të bëni selfie-t më cilësore falë kamerës së përparme 32MP. Portrait mode e vendos fokusin te subjekti dhe çdo selfie do të vendosë në pah tiparet e tua më të bukura. Ndërsa opsioni AI Face Restoration do të sigurojë që të dukeni mahnitës në çdo foto. A nuk është kjo që duam? Foto të të dashurit apo të dashurës së zemrës me cilësi absolute.

Rikrijoni momentet më të bukura në çift me Galaxy S21 FE

Largësia s’është më problem
Me veçorinë Space Zoom 30X të Galaxy S21 FE 5G mund të zmadhoni dhe të realizoni foto në
largësi, ndërsa Zoom Lock do të kujdeset për të reduktuar dridhjet. Për më tepër, ju mund t’i
modifikoni, publikoni dhe shpërndani pa mundim fotot tuaja, pavarësisht nëse jeni fotograf amator ose profesionist i vërtetë.

Regjisori i filmit, frymëzuar nga vetë historia juaj e dashurisë
Me këtë pajisje, nuk do të kërkoni shkas për të festuar dashurinë, pasi pas çdo fotoje të
shkrepur, do të ndihet romanca juaj. Pastërti imazhi, ngjyra dhe emocione të gjalla. Mund të
realizoni dhe një ‘film të shkurtër’ kushtuar dashurisë suaj. Madje falë Dual Recording, mund të
kapni veprimet para dhe pas jush – thjesht filloni regjistrimin dhe kamera juaj kap pamjet nga të
dy lentet në të njëjtën kohë.