MENU
klinika

Varësia energjetike e Europës nga Rusia

Rriten shqetësimet/ “Asnjë vend nuk e zëvëndëson dot Rusinë”

23.02.2022 - 18:53

Reagimi me sanksione nga perëndimi ndaj futjes së trupave rus në Lindje të Ukrainës, ka ngritur shqetësimet për një ndërprerje të furnizimeve të gazit, pavarësisht se vendet perëndimore përjashtuan mundësinë e sanksioneve të tilla. Kancelari gjerman, Olaf Schoz, pezulloi certifikimin e gazsjellësit rus Nord Stream 2, që projektohej për të transportuar gaz në Gjermani, duke ndjekur njohjen e 2 rajoneve në Lindje të Ukrainës si të pavarura, nga Rusia.

Projekti më kontradiktor i energjisë në Europë, Nord Stream 2, projektohet të dyfishojë sasinë e gazit që vjen nga Rusia drejt Gjermanisë, duke tejkaluar tranzitin tradicional të Ukrainës. Projekti është përballur me kritika brenda BE, nga SHBA si dhe Ukraina, për arsye se rrit varësinë e energjisë të Europës nga Rusia, mohon tarifat e tranzitit të Ukrainës dhe e bën vendin më të cënuar ndaj një sulmi rus.

Qeveria gjermane ka thënë prej kohësh se Nord Stream 2 është një projekt kryesisht tregtar që diversifikon furnizimet me energji në Europë. Gjermania, ekonomia më e madhe e Europës, varet nga rusia për thuajse gjysmën e nevojave të energjisë. Për Europën në total, Rusia ofron 1/3 e furnizimeve të gazit, çka e bën kontinentin të varur për energjinë.

Ndërkohë, autoritetet e Katarit, paralajmëruan se asnjë vend nuk ka kapacitet për të zëvëndësuar furnizimet e gazit të Rusisë drejt Europës, nëse këto eksporte shkpëtuen prej veprimeve të Moskës në Ukrainë. Ministri i shtetit për energjinë në Katar, Saad al-Kaabi, tha se volumet e vendit të tij janë të fiksuara në kontrata afat-gjata, ku shumica janë blerës aziatik. Ai shtoi se sasia që mund të devijojë drejt Europës, është vetëm 10-15%. “Rusia furnizon 30-40% të gazit në Europë dhe nuk ka asnjë vend në botë që mund ta zëvëndësojë atë volum” – tha ministri në një konferencë për gazin në Doha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


DW: Rritet çmimi i naftës dhe i arit

Putin urdhëron trupa në Ukrainë, ‘çmenden’ tregjet

Çfarë opsionesh të tjera ka blloku europian?

A mundet gazi norvegjez të zgjidhë krizën energjetike?

The Economist/ Epo...më mirë se sa mendohet!

Si do ta përballojë Evropa nëse Rusia ndërpret gazin e saj?