MENU
klinika

VIDEO

Rusia s’e njeh Kosovën por e paraqet hartën e saj me…

26.02.2022 - 12:38

Një video ku harta e plotë e Kosovës shihet në prapavijë gjatë fjalimit të një zyrtari rus, është duke u shpërndarë nëpër rrjetet sociale.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Rusisë, Igor Konashenkov, është paraqitur në një video duke folur për situatën në Ukrainë, teksa prapa tij duket një hartë e Evropës, e ku nuk mungon as Kosova, me kufijtë e saj.

Rusia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, teksa shihet si një prej mbështetësve më të mëdhenj të shtetit fqinj, Serbisë.

Rusia ka nisur sulme ushtarake të enjten në mëngjes në Ukrainë, me qëllim të pushtimit të këtij shtetit.