MENU
klinika

Qytetet ku zhvillohen luftime

Si po mësyjnë forcat ruse në Ukrainë

24.02.2022 - 18:37

Territori ukrainas është duke u sulmuar nga forcat ruse në disa drejtime: nga rajonet separatiste në Donbas në lindje, nga Bjellorusia në veri dhe nga Krimeja e pushtuar në jug, transmeton mediumi britanik, BBC.

Pjesa më e madhe e luftimeve besohet se është përqendruar në lindje.

Banorët e Harkivit, qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, kanë thënë se dritaret e banesave janë dridhur nga shpërthimet e vazhdueshme.

Luftime janë raportuar edhe në kryeqytetin ukrainas, Kiev në veri dhe në qytetet Odesa dhe Mariupol në jug.

Sulmet ajrore nga Rusia janë kryer në bazat ushtarake ukrainase dhe aeroporte.

Ushtria ukrainase ka pretenduar se ka rrëzuar të paktën gjashtë aeroplanë, derisa Rusia beson se ka shkatërruar më shumë se 70 shënjestra ushtarake në Ukrainë, sipas BBC-së.

Shumë ukrainas po synojnë të gjejnë strehim apo të largohen nga qytetet e mëdha brenda Ukrainës.

Mijëra të tjerë janë parë duke u larguar nga Kievi.