MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si trajtohen fisurat anale?

11.02.2022 - 11:04

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si trajtohen fisurat anale?

Mjeku: Fisurat anale zakonisht shërohen pa trajtim ose me trajtim jo kirurgjikal. Format kryesore të trajtimit janë zbutësit e feçeve, banjat e zgjatura të tualetit dhe ndryshime në mënyrën e jetesës.

Këto ndryshime përfshijnë një dietë të pasur në fibra, shtimin e lëngjeve në dietë dhe ushtrimet e rregullta fizike. Mund të përdoret lokalisht xhel anestetik apo pomadë nitroglicerine.

Në rastet rezistente botoksi (toxina botulinike/botulinum toxin) mund të injektohet në secilën anë të muskulit sfinkterik anal të brendshëm e të jashtëm. Kjo metodë ndihmon në shërimin e fisurave anale kronike në më shume se 90% të rasteve.

Shumica e pacientëve përmirësohen brenda pak ditësh trajtimi.

Nëse trajtimi konservativ (medikamentoz) nuk është i efektshëm për 4-6 javë, atëherë mund të kryhet ndërhyrje kirurgjikale. Zakonisht kjo ndërhyrje nuk ka nevoje për ditë qëndrimi në spital. Mbani zonën anale të thatë. Për bebet, ndërrimi i rregullt i pelenave dhe mbajtja pastër e zonës anale janë të rëndësishme.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.