MENU
klinika

A qëndron perfeksioni te një efekt?

Simptomat që jeni prekur nga dismorfia e Snapchatit

21.02.2022 - 12:45

Në fillim të viteve 2000, nuk mund të bënit shumë për të edituar fotot përveç korrigjimit të syve të kuq. Tani, telefonat inteligjentë ofrojnë akses në një gamë të gjerë filtrash dhe mjetesh që ju lejojnë të ndryshoni selfiet si dëshironi.

Filtrat e fotove nuk janë domosdoshmërisht të dëmshme. Shpesh, nuk është asgjë më shumë se një veprimtari argëtuese, si veshja apo eksperimentimi me një stil të ri grimi. Megjithatë, ekspozimi i vazhdueshëm ndaj fotove të ndryshuara shumë mund të krijojë diçka si shkëputje nga realiteti. Të parit vetëm foto ku njerëzit kanë fshirë gjërat që i konsiderojnë si të meta, mund ta bëjë më të vështirë të kujtohet se të gjithë, në fakt, kanë papërsosmëri.

Një term i ri po përdoret për të përshkruar këtë fenomen: Dismorfia e Snapchatit. Dismorfia e Snapchatit, për ta thënë thjesht, ndodh kur krahasoni selfiet e ndryshuara me pamjen tuaj aktuale. Kur fiksoheni pas gjërave që i konsideroni si të meta, ndjenjat e pakënaqësisë mund t’ju bëjnë të dëshironi të ndryshoni tiparet për t’u përshtatur me imazhet që shihni në telefon.

Dismorfia e Snapchatit nuk është një diagnozë zyrtare e shëndetit mendor, kështu që ekspertët duhet të përcaktojnë një përkufizim standard, kritere ose simptoma. Termi hyri në përdorim pasi kirurgët plastikë filluan të raportojnë se një numër klientësh dëshironin që procedurat kozmetike të përputheshin me fotot e tyre me filtra – ndryshime jo gjithmonë të mundshme në realitet.

A qëndron perfeksioni te një efekt? Simptomat që jeni prekur nga

Disa shenja shqetësuese:

1. Shqetësim ekstrem për të metat e perceptuara në pamjen tuaj. Mund të fiksoheni me këto papërsosmëri – sytë paksa të pabarabartë, buzët e holla ose  hunda – dhe besoni se këto detaje ju bëjnë jotërheqës/e. Të tjerët mezi i vënë re, ose nuk i vërejnë fare.

2. Kontrolli i shpeshtë dhe i përsëritur i defekteve të perceptuara. Ndoshta shpenzoni shumë kohë duke u përpjekur të fshehni tiparet në fjalë, duke i kontrolluar në pasqyrë, duke pyetur të tjerët nëse i vërejnë ose duke e krahasuar veten me të tjerët. Këto sjellje mund të zgjasin orë të tëra çdo ditë.

3. Një fiksim që ndikon në jetën e përditshme. Përpjekjet për ta fshehur ose hequr qafe “defektin”, shkaktojnë shqetësim dhe prishin aktivitetet e përditshme.

Si ta trajtoni

Keni vënë re disa shenja të dismorfisë së Snapchatit? Shkëputja nga rrjetet sociale mund të ndihmojë shumë për të ndryshuar këndvështrimin që keni. Nëse e keni të pamundur, vendosni një kufi kohor përsa doni të qëndroni në rrjete sociale.

Ndryshoni fotografitë. Shumë njerëz në të vërtetë preferojnë lloje të tjera fotografish sesa selfie, sipas një studimi të vitit 2017. Shmangni krahasimin e vetes me të tjerët.