MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 19

Tirana marshon në krye, Partizani “poker” Teutës

05.02.2022 - 19:45

Tirana vijon marshimin në krye të Kategorisë Superiore, teksa mposhti Skënderbeun në “Air Albania”me rezultatin 3-2. Një sukses që shkëput bardheblutë edhe më shumë bardheblutë.

Ndeshja u zhbllokua në 15’. Seferi ndëshkoi me kokë korçarët. Pas harkimit nga këndi, sulmuesi i Tiranës, goditi saktë duke tundur rrjetën. Ndërsa Vesel Limaj dyfishoi shifrat me një gol spektakolar, pas asistit të Totres në 42’. Kaq mjaftoi në pjesën e parë.

Sapo nis e dyta, Tirana trefishohen rezultatin. Sulmuesi brazilian De Silva shënon golin e parë me fanellën bardheblu. Ai mposht portierin e Skënderbeut me një goditje të saktë brenda zonës. Pas konsultimit me VAR-in, gjyqtari sinjalizon gol! Në minutën e 66-të Skënderbeu ngushton me Zguron.

Korçarët shënuan edhe golin e dytë në minutën e 96-të me penallti me anë të Mensah, porqë mbeti vetëm për statistikë, pasi nuk pati më kohë për të barazuar.

Në ndeshjen tjetër, Partizani mposhti Teutën 4-0 në “Elbasan Arena”. Një fitore shumë me vlera për të kuqtë, që besojnë për një vend në Evropë përmes kampionatit.

Të kuqtë gjetën shpejt golin e parë, që në minutën e dytë, teksa Skuka mposhti portierin Qirko me lehtësi. Në 28’ Partizani gjen golin e dytë. Pas një goditje nga këndi, Belica ul topin për Skukën, ky i fundit e kthen drejt portës dhe është Cara i cili shtyn sferën në rrjetë për 0-2.

Në pjesën e dytë, pikërisht në 54’. Pas një faulli në mesfushë, Asion Daja ndëshkohet me të verdhë dhe vazhdon protestat ndaj gjyqtarit Xhaja. Ky i fundit nuk heziton dhe i tregon kartonin e kuq, Teuta mbetet me 10 lojtarë.

Dhe 6 minuta më pas Sota devijon me kokë pas një goditje dënimi dhe çon shifrat në 0-3 për të kuqtë. Në fund, në minutën e dytë shtesë ka vend edhe për Junior për golin e katërt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN