MENU
klinika

Pas postimeve të shumta të Kanye-t

Trekëndëshi Kanye-Kim-Pete/ Zbulohet qëndrimi i Davidson!

17.02.2022 - 14:27

Pete Davidson padyshim që nuk ka qenë ndonjëherë në një situatë si trekëndëshi i dashurisë i kijuar midis Kim dhe Kanye.

Teksa kjo situatë është një gjë e re për të, Pete po mundohet t’i “qëndrojë larg” Kanye West, pasi reperi ka shprehur në rrjetet e tij sociale publikisht dëshirën e tij për t’u rikthyer Kim Kardashian dhe për t’i bërë ‘diss’ romancës së saj të re me komedianin.

Në një seri postimesh tashmë të fshira në “Instagram” që ai publikoi javën e kaluar, Ye zbuloi se po shpresonte të rikthehej “familja” e tij dhe ndau postime të ndryshme që godisnin Pete, duke përfshirë postimin ku u kërkoi ndjekësve të tij të bërtisnin “Kimye”, (bashkimi i emrit të tij dhe Kim) sa herë të shikonin yllin e “Saturday Night Live”.

“Padyshim që Pete nuk ka qenë kurrë në një situatë si kjo më parë, në mënyrë të kuptueshme, ndaj ai ende po përpiqet të kuptojë se si të përballojë gjithë këtë gjë,” tha një burim për “HollywoodLife” “Pete nuk ka frikë nga Kanye, por ai dëshiron që e gjithë kjo dramë të mos përfshinte Kim. Gjëja më e mirë që Pete di të bëjë është thjesht të jetë aty për Kim dhe të përpiqet të jetë një i dashur sa më mbështetës që të jetë e mundur.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prezanton Pete Davidson me fëmijët e saj

Kim Kardashian bën hapin e madh

Ajo ka të tjera “plane” me të dashurin e ri

Kanye West i vendosur të rikthejë Kim Kardashian!

“Për mua divorci është shaka”

Kanye West çudit me deklaratën për Kim