MENU
klinika

Pranoi ulje rroge

Vjen zyrtarizimi, Barça prezanton blerjen e fundit

02.02.2022 - 13:46

Barcelona më në fund ka zyrtarizuar në faqen e vet të internetit ardhjen e Pierre-Emerick Aubameyang. Sulmuesi gabonez, i cili kishte ndërprerë kontratën me Arsenalin, ka nënshkruar një marrëveshje deri në vitin 2025.

Në të ekziston një mundësi për të rënë dakord për largimin e tij në vitin 2023. Klauzola e përfundimit të kontratës para kohe është vendosur 100 milionë euro. Negociatat ‘in extremis’, në ditën e fundit të merkatos dimërore, kulmuan me nënshkrimin e kontratës, që do ta lidhë atë, të paktën për një sezon e gjysmë, me skuadrën katalanase.

Ai ka pranuar uljen e pagës këtë sezon. Aubameyang mbërrin te Barça pasi përjetoi momentin më të vështirë të karrierës së tij. Në moshën 32-vjeçare, gabonezi ishte larguar nga Arsenali, pas disa përplasjeve me trajnerin. Mikel Arteta vendosi ta linte kapitenin jashtë skuadrës londineze.

Klubi së shpejti do të informojë detajet e prezantimit të Pierre-Emerick Aubameyang si lojtar i ri i ekipit të parë. Barça ngulmoi për gabonezin duke njohur mirë shpejtësinë e madhe dhe instinktin e tij të golave. Sulmuesi afrikan ka shënuar më shumë se 300 gola si profesionist dhe është një nga më të spikaturit e dekadës së fundit në këtë drejtim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN