MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A duhen ekspozuar foshnjat në diell?

26.03.2022 - 13:37

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A duhen ekspozuar foshnjat në diell?

Mjeku: Deri në moshën 6-muajshe është mirë që të mos ekspozohen fare, sepse nuk e kanë të nevojshme. Pas 6 muajve duhet të përdoren kremra që janë për fëmijë, kremra

specifik me faktor fizik më shumë se me faktor kimik. Kështu që, duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm dhe në zgjedhjen e kremrave të fëmijëve, të përpiqemi të marrim ato kremra që janë me mbishkrimin që rekomandohen për fëmijë. Megjithatë, mirë është që edhe në momentin që fëmijët ekspozohen, siç theksova dhe më lart, të përdorin rroba me mëngë të gjata, me ngjyra të hapura, me kapele.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN