MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A ka rrezik nga vezët?

25.03.2022 - 12:25

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A ka rrezik nga vezët?

Mjeku: Shqetësimit të qytetarëve për konsumin ose jo të vezëve dhe të mishit të pulës në një kohë kur është përhapur grip ii shpendëve, drejtorja e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit i përgjigjet me siguri se mund të konsumohen pa asnjë risk.

Edhe pse nuk janë publikuar, dihen tanimë emrat e stabilimenteve të cilët u infektuan me gripin e shpendëve dhe në supermarket apo dyqane lagjesh gjen vezë me emrin e tyre, sikundër ka edhe stabilimente që nuk kanë më pula e sërish kanë hedhur në treg vezë, gjë e cila ka frikësuar edhe më shumë konsumatorin.

Por nga asnjëra anë, AKU thotë se nuk ka asnjë rrezik për konsumatorin, por ndërkohë ka bllokuar sasi të konsiderueshme vezësh në stabilimentet e infektuar.

AKU sqaron se këto produkte duhet të blihen në dyqane apo markete të kontrolluara. Për produktet që hidhen në treg, çdo ditë merren mostra dhe analizohen.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.