Komediani Pete Davidson dhe reperi i njohur Kanye West kanë shkëmbyer ditën e sotme mesazhe pikante mes njëri-tjetrit.
Mesazhet i ka bërë publike komediani amerikan por njëkohësisht edhe shoku i ngushtë i Pete, Dave Sirus, me anë të një postimi në Instagram ku shkruan:
“Një mesazh nga Pete”.
Në njërin prej mesazheve Pete i shkruan Kanye-s se kishte vendosur që nuk do e lejonte më reperin ta trajtonte Kim Kardashian në këtë llojë mënyre dhe se nuk do të heshte më.
Kur Kanye i shkruajti se ku ndodhej, Pete iu përgjigj se ndodhej në shtrat me ish-gruan e tij, Kim Kardashian.
View this post on Instagram
Kanye i përgjigjet duke i thënë se është i lumtur ta shohë Pete “jashtë spitalit dhe rehabilitimit”.
Nga ana tjetër komediani shprehet se ai nuk e tremb dot atë me veprimet e veta, që sipas Pete, janë të turpshme dhe femërore.
“Unë e kam ndaluar ‘SNL’-në të flasë ose të tallen me ty, gjë që ata kanë dashur të bëjnë për muaj të tërë, kam ndaluar komedianët të bëjnë gjëra për ty, sepse nuk dua që babai i fëmijëve të dashurës time të duket keq”, tha Pete.
Kanye, me anë të një video në Instagram pranoi se gjërat kishin shkuar “shumë larg”.
“Ka dalë jashtë kontrollit në këtë pikë. Zot, të lutem. I dashuri më dërgon mesazhe, duke më provokuar dhe duke u mburrur se është në shtrat me gruan time,” shpjegoi Ye. “Ajo nuk është gruaja ime, nuk e ka mbiemrin tim”.
Kanye më pas shtoi:
“Epo, kush po i shikon fëmijët e mi nëse më dërgon mesazhe, duke u mburrur se është në shtrat me gruan time?”
Gjatë një pjese tjetër të videos, West, foli për betejën e tij të vazhdueshme të divorcit me Kim Kardashian. Një gjykatës i shpalli të dy ligjërisht beqarë në fillim të këtij muaji.
“Dhe mendova se ajo nuk ishte më gruaja ime ligjërisht, pasi mora avokatin tim për t’i dhënë fund divorcit. Sa herë që bëj diçka pozitive, ka diçka negative që vjen”, tha ai.