MENU
klinika

“Më janë ofruar shumat më përrallore...”

Berisha zbulon ofertën e rusëve të Gazprom kur ishte kryeministër

17.03.2022 - 12:38

Ish-kryeministri Sali Berisha foli nga ambientet e jashtme të parlamentit në lidhje me projektin e TAP dhe refuzimin e ofertës ruse për projektin e kalimit të gazsjellësit në Shqipëri.

Gjatë rrëfimit të tij ai theksoi se i janë ofruar shuma marramendëse parash nga Gazprom, por nuk e ka pranuar një gjë të tillë në interes të Shqipërisë dhe bashkimit Evropian, pasi nuk ka dashur që Evropa të kishte një dar gazi rus nga veriu dhe jugu i saj.

“Dhe së fundi dua të them një gjë. Një mesazh për ata që shpallën Sali Berishën non grata. I them mafies së George Sorosit se vetëm për Tapin Sali Berishës i janë propozuar shumat më përrrallore që mund t’i imagjinoj kush. Por ai qëndroi në mbrojtje të interesave të vendit të tij dhe interesave të Bashkimit Evropian, pasi isha i bindur se një dar gazi nga veriu dhe jugu ishte gjëja më e keqe për Shqipërinë dhe Evropën. Më janë ofruar nga Gazpromi”, tha Berisha.

Berisha theksoi gjithashtu se Shqipëria kishte një rol thelbësore në projektin e TAP, pasi ishte i vetmi territor ku nuk mund të kalohej gazi rus.

“Gazsjellësi transatlantik ka transportuar sot dhjete bisitë e para të gazit në Itali. Ky është gazsjellësi i Evropës pa gazin rus. Është një arritje e madhe për Evropën, arritje në të cilën Shqipëria dhe qeveria që unë kryesova luajti një rol përcaktues pas Azerbajxhanit dhe presidentit të atij vendi. Për të patur rolin përcaktues të Shqipërisë, TAP-i mund të ishte TAP vetëm nëse kalonte në territorin e Shqipërisë, territor në të cilën gazi rus nuk mund të kalonte. Rreth kësaj aksiome u zhvillua një aktivitet intensiv diplomatik disavjeçar. U bënë përpjeke për ta sabotuar, pasi gjithçka bëhej që korridorin e jugut ta kapte Rusia”, tha Berisha.