MENU
klinika

Rritja e çmimeve

Bllokuan rrethrrotullimin e Plugut, 7 të proceduar në Lushnjë

11.03.2022 - 11:11

Qytetarët e Lushnjës dolën një ditë më parë në protestë për rritjen e çmimeve, duke bllokuar rrethrrotullimin e Plugut.

Si pasojë, u krijua avari në trafik në këtë aks dhe u nevojit ndërhyrja e policisë.

Ndërkohë, uniformat blu bëjnë me dije se janë proceduar penalisht 7 shtetas, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Lushnjës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:
Lushnjë

Bllokuan rrugën duke mos lejuar kalimin e automjeteve në të dy senset e lëvizjes në aksin rrugor Fier-Rrogozhinë, procedohen penalisht 7 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” shtetasit J. M., 45 vjeç; B. Sh., 19 vjeç; Xh. D., 62 vjeç; R. Q., 35 vjeç; A. Xh., 59 vjeç; A. K., 60 vjeç; A. Xh., 37 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ditën e djeshme në vendin e quajtur “Rotondo e Plugut”, kanë bërë bllokimin e aksit rrugor Fier-Rrogozhinë, duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve nga të dy senset e lëvizjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët që të mos bllokojnë lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve sepse do të përballen me forcën e ligjit.