MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Burri vuan nga marramendja, ç’më sugjeroni?

31.03.2022 - 10:39

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Ka dy javë që burri im vuan nga një marrje mendsh e rëndë. Nuk është nga tensioni, është përjashtuar ky burre marramendja koka semureversion. A mund të më ndihmoni me ndonjë sugjerim ju lutem? Ju faleminderit!

Mjeku: Shenja klinike quhet vertigo (marrje mendsh). Meqë kardiologët i kanë përjashtuar mundësinë e marramendjes nga tensioni, atëherë ka shumë mundësi që pacienti të ketë probleme me veshin e mesëm. Duhet të bëjë patjetër kontroll tek mjeku ORL.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.