MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat janë sëmundjet që mund ta prekin tëmthin?

27.03.2022 - 10:09

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cilat janë sëmundjet që mund ta prekin tëmthin?

Mjeku: Do doja ta fillonim sqarimin me lëngun e tëmthit, një lëng tepër i domosdoshëm për tretjen e produkteve ushqimore që ne marrim nga goja. Lëngu i tëmthit ka një specifikë: tret yndyrnat.

Duhet të dimë se yndyrnat që marrim nëpërmjet ushqimit, nuk kalojnë në gjak ose në limfë ashtu siç janë. Ato zbërthehen deri në produktet përfundimtare të tyre, që janë acide yndyrorë dhe më pas thithen nga cipa e brendshme e zorrës për të kaluar në limfë. Nëpërmjet kësaj futen në qarkullimin e gjakut dhe shpërndahet për nevojat kalorike që ka individi.

Lëngu i tëmthit buron ose prodhohet nga qeliza e mëlçisë dhe nga këto qeliza, kanal pas kanali formohen kanale më të mëdha që çojnë në dy rrugë kryesore: të djathtë dhe të majtë të mëlçisë. Këtu grumbullohen si kolektorë nëpër këto kanale dhe lëngu depozitohet jashtë fshikëzës së tëmthit ose këto rrugë dalin jashtë mëlçisë dhe depozitohen në fshikëzën e tëmthit dhe nga fshikëza e tëmthit nëpërmjet impulseve që merr organizmi, nga yndyrnat që merr individi, kjo fshikëz e tëmthit, kontraktohet, mblidhet, shtrydhet dhe nëpërmjet kanalit kryesor të lëngut tëmthit derdhen në zorrën e hollë, në dounden për të tretur ato që vijnë nga goja.

Për pasojë edhe sëmundjet e tëmthit ndahen në dy grupe: sëmundje të rrugëve të tëmthit brenda mëlçisë dhe sëmundje të rrugëve të tëmthit jashtë mëlçisë. Nëse të parat kanë të bëjnë vetëm me qelizën burimore të hepatocidit ose me kanalet brenda mëlçisë, të dytat ndahen në: sëmundjet e tëmthit të rrugëve të mëlçisë dhe sëmundjet e tëmthit të fshikëzës së mëlçisë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.