MENU
klinika

Votimi pro-rezolutës së Kombeve të Bashkuara

Diplomati kosovar: Pas protestave pro ruse në Serbi qëndron Vuçiç

05.03.2022 - 11:11

Ish-diplomati kosovar, Lulzim Peci me anë të një postimi në Facebook shkruan se pas protestave pro ruse në Serbi qendron presidenti Aleksandar Vuçiç, ndërkohë që e shoqëron dhe më një foto ku shihet djali i presidentit serb, Danilos.

Peci, thekson se kjo fotografi është një argument se prapa protestave që përkrahin agresionin rus, është presidenti i Serbisë Vuçiç, shkruan Gazeta Express.

“Organizatori i protestës së sontme në Beograd, në përkrahje të Rusisë, Damjan Knezheviq (Narodna Patrola) në këtë foton e artikullit, është së bashku me Danilo Vuçiqin (biri i A. Vuçiqit). Në foto është edhe Milica Gjurgjeviq, udhëheqëse e Lëvizjes “Zvetnici”, e njohur si shumë proruse. Ky është një argument që e bën më të besueshëm faktin se, Aleksandar Vuçiq qëndron në fakt prapa kësaj proteste”, shkruan ish-diplomati.

Sipas Pecit, votimi i Serbisë pro-rezolutës së Kombeve të Bashkuara që dënoi agresionin rus, është bërë me qëllimin që Vuçiç të duket pro-perëndimorpërballë ultra-nacionalistëve pro-rusë.

Mbrëmjen e sotme kanë shpërthyer protestat në Beograd, ku turma njerëzish kanë dalë për ta mbështetur Rusinë në kohën kur ka pushtuar Ukrainën, duke lëkundur themelet e paqes në Evropë dhe botë.