MENU
klinika

Detaji që ndezi dyshimet

Fifi dhe Adisi prindër për herë të parë?

14.03.2022 - 11:19

Adis Pushati dhe Fifi janë kthyer në nja nga çiftet më të komentuar në rrjet.

Që pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”, Fifi ka qenë kryefjala e mediave rozë për shkak të lidhjes së saj me Adis Patushin.

Kishte shumë zëra ose thashetheme që besonin se këngëtarja ishte në një lidhje me Adisin, por vetëm më vonë u vërtetua romanca mes dyshes.

Në një video ekskluzive për IconStyle.al që pushtoi rrjetin, çifti i ri u pa teksa putheshin në buzë para shumë të pranishmëve në një mbrëmje ku Fifi po performonte, duke konfirmuar kështu lidhjen e tyre.

Tashmë kanë kaluar tre muaj nga zyrtarizimi i lidhjes së tyre dhe duket se gjërat po rrjedhin aq mirë mes dyshes saqë një postim i Fifit në Instagram i ka habitur shumë fansat.


“E dashuroj dashurinë tonë”, shkruan këngëtarja.

Më pas ajo poston të njëjtën foto në Instastory dhe e etiketon Adisin duke e quajtur atë “babi”, ndërsa ky i fundit bën të njëtjin veprim duke e quajtur Fifin “mami”.

Kaq ka mjaftuar që fansat të vërshonin me komente dhe pikëpyetje nëse bëhej fjalë për një pritje të ëmbël nga ana e Fifit.

Çifti i njohur ende nuk ka dhënë një deklaratë për këtë lajm, por mbetet për t’u konfirmuar me kalimin e kohës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tregon ç’do të bënte ndryshe

A do të hynte Fifi sërish në “Big Brother”?

"Më kanë vjedhur një këngë"

Fifi tregon prapaskenat e industrisë muzikore