MENU
klinika

Mësojeni...

Flini më pak se pesë orë në ditë? Çfarë ndodh me imunitetin tuaj

11.03.2022 - 12:09

Një nga efektet më pak të njohura të gjumit është se si ndikon në sistemin imunitar. Gjumi i mirë mund të ndihmojë në mbajtjen e sistemit imunitar të fortë dhe të shëndetshëm. Gjumi i dobët, nga ana tjetër, mund të jetë i dëmshëm duke ju bërë më të prirur për t’u sëmurë.

Hulumtimet vlerësojnë se gjumi pesë orë ose më pak gjatë natës rrit rrezikun e problemeve shëndetësore me 15 për qind. Ndërsa flemë, trupi prodhon më shumë qeliza të bardha të gjakut dhe citokina, të cilat veprojnë si lajmëtarë të sistemit imunitar dhe ndihmojnë në luftimin e infeksioneve.

Prandaj, gjumi i dobët shkakton një ulje të të dy këtyre “luftëtarëve” kundër infeksionit, duke vënë në rrezik shëndetin. Studimet thonë se cilësia e dobët dhe kohëzgjatja më e shkurtër e gjumit mund të rrisë shanset për t’u prekur nga të ftohtit ose gripi.

“Mungesa e gjumit e bën një person më të ndjeshëm ndaj ftohjes së zakonshme”, konfirmon Victoria Glas, studiuese mjekësore. Nga ana tjetër, gjumi i mirë kur jeni në të vërtetë i sëmurë mund të ndihmojë në ruajtjen e një lidhjeje të shëndetshme midis sistemit imunitar dhe ciklit tuaj të gjumit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I gjeni lehtësisht në treg

5 çajrat aleate të një gjumi të mirë