MENU
klinika

Conference League

Hodhi shortin, Cana: Ja kë dua në finalen e Tiranës

18.03.2022 - 17:09

Lorik Cana ishte i pranishëm si ambasador i Conference League, duke qenë se finalja do të luhet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. I pyetur nga mediat ish kapiteni i Kombëtares dha mendimin e tij për shortin, pro dhe për derbin mes Lacios dhe Romës.

“Unë jetoj në Romë me familjen dhe jam i rrethuar nga tifozë romanistë që më kërkojnë të t’i çoj në Tiranë. Ndeshja e parë ishte një makth por kam mendimin që do shohim ndeshje tjetër. Roma sëbashku me Marsejën janë ndër favoritët që të shkojë deri në finale.”

Derbi i kryeqytetit – “Mendoj se do të shkojë në stadium. Isha në ndeshjen e parë dhe i solla fat Lazios, shpresoj që ta bëj përsëri. Kam shumë kujtime nga derbi, por ai që më vjen ndërmend është finalja e Kupës së Italisë.”

Conference League – “Për italianët është njësoj sikur të luajnë në shtëpi meqë Tirana është afër me shtetin e tyre. Edhe pse jam ish i Lazios shpresoj që Roma të fitoj trofeun. Mbështes dhe Marseille dhe mendoj që do shohim një kompeticion të bukur.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN