MENU
klinika

Intervista

Ish-drejtori i EGL: Ndiq paratë për ta kuptuar pse Shqipëria s’ka gaz, as transit fees nga TAP

29.03.2022 - 17:58

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Shqip” të gazetares Rudina Xhunga, ish-drejtori ekzekutiv i EGL në Shqipëri Bashkim Baholli hedh dritë mbi shumë anë të panjohura të projektit të TAP në Shqipëri. Kujtojmë që EGL ishte kompani tregtare energjie me bazë në Zvicër, e cila inicoi projektin e gazsjellësit të TAP, ndërsa Bashkim Baholli deri në vitin 2016 ishte drejtori ekzekutiv i EGL.

Baholli shprehet nëse Shqipëria nuk merr transit fees nga TAP, atëherë është një marrëveshje vjedhjeje. Baholli e shpjegon marrëveshjen e TAP me fjalinë “ndiq paratë për ta kuptuar se pse Shqipëria nuk ka gaz dhe as transit fees edhe pse kalon TAP”.

“TAP nuk ka asnjë dalje në Shqipëri. Madje një propozim ishte që një nyje të bëhej në Fier, për ta lëvizuar masën e gazit do kompresor të fuqishëm dhe atje bëhet një central elektrik që të prodhojë energji dhe do të bëhej diku në Fier. Propozimi i im dhe i Naskë Afezollit ishte të rritet fuqia dhe atë burim energjie të ishte për ne, por nuk u bë.

Fshehja ime nga kjo punë nuk mund të jetë nga padija, unë nuk e pohoj dot por më fshehën njerëzit që morën paratë. Unë them “ndiq paratë për ta kuptuar se pse Shqipëria nuk ka gaz edhe pse kalon TAP”. Flukset dhe reflukset e marrëdhënies së politikës me EGL-në janë të kësaj natyre.

Jam i bindur që EGL nuk është përzier në këtë punë, janë pazare të tjera dhe EGL nuk është në ato pazare. Nëse Shqipëria nuk merr transit fees nga TAP, atëherë është një marrëveshje vjedhjeje”, u shpreh në një intervistë ekskluzive për “Shqip” ish-drejtori ekzekutiv i EGL në Shqipëri Bashkim Baholli./Dritare.net

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Argumentet e KLSH-së

A po gënjen qeveria me borxhin?