MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam dhimbje të forta në vesh, ç’të bëj?

03.03.2022 - 11:33

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Doktor, kam dhimbje të paparë në vesh të djathtë. As ilaçet, as gjilpërat, asgjë nuk më ndihmon. Kam tre ditë që kam dhimbje shumë të forta, dhimbjet i kam që nga fëmijëria

Mjeku: Megjithëse pacienti nuk është shumë i qartë në ankesën e tij,mund të them se dhimbja e veshit është shenjë e inflamacionit të veshit. Inflamacioni mund të prekë kanalin e jashtëm të dëgjimit e në këto raste kemi të bëjmë me otitin e jashtëm(otitis ekstern) ose mund të prekë veshin e mesëm (otitis media).

Në rastin e parë mundet që megjithë antibiotikun e përdorur dhimbja të mos qetësohet sepse ky infeksion i përgjigjet më mirë mjekimit lokal sesa përdorimit të antibiotikut.

Por gjithsesi është e domosdoshme kontakti i menjëhershëm me mjekun orl,për të vendosur diagnozën dhe për të shëruar patologjinë!

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN