MENU
klinika

"LSI shumë e vogël për atë"

Kryemadhi flet për Metën: Mund të krijojë parti të re!

31.03.2022 - 10:57

Ilir Meta duket se do rikthehet në politikë me një projekt të ri.

Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka dhënë mbrëmjen e djeshme një deklaratë të bujshme sa i përket angazhimit të Ilir Metës pasi të përfundojë mandatin e presidentit në Korrik.

Kryemadhi tha në “A2CNN”, se Meta mund të jetë ideatori i një lëvizje të re për rikthimin e identitetit kombëtar, pasi LSI-ja ishte shumë e vogël për të.

“Nuk e di nëse Ilir Meta do të kthehet në LSI apo jo sepse LSI është shumë e vogël për Metën, është një kostum që i rri ngushtë, por mund të jetë ideatori i një lëvizje të re që rikthen identitetin kombëtar dhe integritetin tonë, por mendoj se do të jetë një iniciativë. Për hir së vërtetës, na pëlqen apo s’na pëlqen, është politikani i vetëm që Kryemadhi me Bashën me vendimet që morën, e përballën tre herë me togat e pushkatimit: dy herë në Venecia ku ai e fitoi betejën dhe 1 herë në Gjykatën Kushtetuese. Meta është instrument që bashkon shumë grupe,”-tha Kryemadhi ndër të tjera.