MENU
klinika

Nga e dashura tek “ushtari” i tij

Kush janë 5 të arrestuarit pas plagosjes së Dumanit

31.03.2022 - 10:11

Policia e Elbasanit ka arrestuar edhe të dashurën 20-vjeçare nga Kosova të Nuredin Dumanit, i shumëkërkuari nga autoritetet shqiptare si i dyshuar për një sërë ngjarjes kriminale që u prangos dy ditë më parë pas një atentati që i bënë në Elbasan.

E arrestuara është shtetasja me inicialet “M. H., 20 vjeçe, banuese në Kosovë”, e cila sipas policisë do akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”:

Operacioni në të cilin u arrestua Nuredin Dumani është quajtur “Arratia”.

“U bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, ndaj shtetasit Nuredin Dumani, 35 vjeç, banues në Durrës, e cila i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, tha policia.

Sakaq, blutë theksuan se Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan është duke hetuar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, lidhur me dyshimet për përfshirjen e shtetasit Nuredin Dumani, në vepra të tjera penale apo të lidhjeve të tij me aktivitetet kriminale, me qëllim dokumentimin me prova ligjore dhe zbardhjen e plotë të ngjarjeve për të cilat ka dyshime se ky shtetas mund të jetë autor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Plumbi i kishte mbetur në shtyllën kurrizore

Si paraqitet gjendja e Nuredin Dumanit