MENU
klinika

“Ishte shumë e vështirë”

Kylie Jenner flet për herë të parë, për periudhën e paslindjes

16.03.2022 - 13:16

Pak kohë më parë, milionerja dhe ylli i “Keeping Up With The Kardashians” Kylie Jenner ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, Wolf Webster.

Pas disa kohëve larg medias dhe paparazzi-t, Kylie ka folur për herë të parë së fundmi mbi periudhën e pas-lindjes, të cilën ajo e konsideroi mjaft të vështirë.

Nëpërmjet një videoje të publikuar në llogarinë e saj të “Instagram”, themeluesja e “Kylie Cosmetics” tha se dëshiron të ndihmojë të gjitha mamatë që nuk e kanë përjetuar e përballuar mirë këtë periudhë duke ndarë dhe vetë eksperiencën e saj sfiduese.

Ajo theksoi se periudha e pas-lindjes së vogëlushit Wolf ka qenë për të më e vështirë emocionalishz dhe fizikisht.

“Dua t’i them të gjitha mamave që po kalojnë periudhën pas lindjes se nuk ka qenë e lehtë. Është shumë e vështirë. Për mua personalisht ka qenë pak më e vështirë me djalin tim. Nuk është e lehtë fizikisht, emocionalisht dhe shpirtërisht”,- u shpreh ajo për ndjekësit.

Jenner tha se ajo kishte ushtruar presion mbi veten, por thjesht duhej t’i kujtonte vetes se ajo krijoi një njeri të tërë – një djalë të bukur të shëndetshëm.

“Ne duhet të ndalojmë së ushtruari presion mbi veten tonë për t’u kthyer, jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht pas lindjes, po iu dërgoi dashuri”, shtoi ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mësojeni sot njëherë e mirë!

A duhet të hedhim parfume në flokë…

"Nuk është film por jeta ime ..."

Jordy Woods largohet nga LA për Londrën


Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën