MENU
klinika

Shifra marramendëse!

E dini sa kushton një foto e Kylie Jenner në Instagram?

03.08.2019 - 13:25

 Kylie Jenner është influencer me një pasuri neto që vlerësohet 1 miliard dollarë, modelja dhe CEO e “kyliecosmetics” u bë e famshme në reality show në “E!”

Klasifikimi është bërë nga Hopper HQ, shoqëri britanike që shet shërbime për menaxhimin dhe marketingun në rrjetet sociale.

Kylie Jenner konfirmohet në krye të klasifikimit të yjeve më të paguar në Instagram.

Në rrjetin social të fotografive, një postim i Jenner mund të vlejë më shumë se 1,2 milionë dollarë sipas Instagram Rich List 2019. Në podium është edhe këngëtarja Ariana Grande dhe ylli portugez i Juventus, Cristiano Ronaldo, postimet e të cilëve vlejnë përkatësisht 996 dhe 975 mijë dollarë.

Por edhe pse Ariana Grande ka më shumë ndjekës (160 milionë) se Kylie Jenner (140 milionë), pasuria e saj vlerësohet “vetëm” 50 milionë dollarë, ndërsa ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka 176 milionë ndjekës në Instagram. Pasuria e tij, sipas Hopper HQ është më pak se gjysma e Kylie Jenner (450 milionë dollarë).

Top 10 e klasifikimit të veçantë mbyllet me Kim Kardashian, Selena Gomez, Dwayne “The Rock” Johnson, Beyoncé, Taylor Swift, Neymar dhe Justin Bibier.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Bëjmë seks dhe një fëmijë tjetër..."

Kylie Jenner një superdhuratë Travis Scott për ditëlindje