Dy javë pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, mund të fillojmë të nxjerrim mësime për Evropën, mbrojtjen evropiane, NATO-n dhe botën e mëpasme, e cila në mënyrë të pashmangshme do të jetë e rrezikshme për vite me radhë./Konica.al
Me luftën në tokën evropiane ditë më parë, Vladimir Putin po na shtyn drejt një bote tjetër. Periudha pas Luftës së Ftohtë, nuk ishte paqësore, mes terrorizmit dhe luftrave mizore, si ato në Siri dhe Jemen, por deri më tani, nuk kishte ndodhur asgjë e ngjashme me pushtimin e Ukrahinës nga ushtria e dytë botërore, me dy milionë refugjatë dhe qytete të rrethuara.
Kjo botë e re, që ende nuk dimë si ta përcaktojmë, shënohet para së gjithash, nga përdorimi i forcës për të ndryshuar rendin ndërkombëtar. U shkelën në të njëjtën kohë të gjitha tabutë, përfshirë edhe atë supreme të përdorimit të armëve bërthamore. Është një moment marramendës, me pasoja shumë të rëndësishme.
E para, e papritur, është zgjimi i Evropës së vjetër, të fjetur në rehatinë e saj dhe forcimi i lidhjeve midis vendeve që ndajnë aderimin në një botë të përbërë nga rregulla dhe të drejta (edhe pse, jo gjithmonë të respektuara). Për momentin, kjo rrugë nuk do ta shpëtojë Ukrahinën. Vendet e NATO-s, duke filluar nga Shtetet e Bashkuara, nuk ishin në gjendje ta shmangnin këtë luftë. Forca parandaluese duket e hapur dhe ata nuk janë gati të kalojnë vijën e kuqe të konfrontimit me një fuqi bërthamore. Rezultati është paaftësia relative, që nuk kompensohet nga sanksionet masive dhe ndihma ushtarake e garantuar për ushtrinë ukrahinase./Konica.al
Gjithsesi, ndikimi i luftës është edhe më i thellë. Gjermania ka ndryshuar orientimin e politikës së mbrojtjes, një ngjarje historike që shkon përtej krizës ukrainase. E njëjta gjë është e vërtetë edhe për Suedinë dhe Finlandën, që supozojnë të braktisin neutralitetin, për t’u bashkuar me NATO-n. Këto janë tendenca shumë të rëndësishme. Konkluzioni, i cili mbyll një debat të vjetër sa vetë Evropa, është se mbrojtja evropiane do të bëhet brenda kornizës së NATO-s ose nuk do të bëhet fare. Sot, në Evropë, nuk ka asnjë vend që supozon një zgjidhje tjetër përballë militarizmit rus, që deri më tani është nënvlerësuar.
Çfarë mund të bëjë Evropa, në këtë botë të re? Shumë më tepër, nga sa beson ajo vetë… Nuk ka asgjë si një armik i përbashkët për të ringjallur një organizate të përçarë dhe për t’i ofruar asaj një mision. Ndër temat e diskutimit në tryezën e Samitit të 27-të të planifikuar në Versajë, më 10 dhe 11 mars, do të jetë ideja e një Evrope të energjisë (nevoja për të cilën është evidente) dhe krijimi i një kuadri hapjeje ndaj vendeve të afërta të periferisë, si në Lindje, ashtu edhe në Ballkanin Perëndimor. Putini mund ta lejojë Evropën të bëjë atë që duhet të kishte bërë për ca kohë, por pa u mbështetur përgjithmonë në garancinë e ombrellës amerikane, jo më aq e fortë sa në të kaluarën. Nëse është vërtet kështu, presidenti rus do të marrë rezultatin e kundërt me atë të dëshiruar.
Por para së gjithash, do të duhet të dalim nga kjo luftë dhe të përballemi me të gjitha pasojat e një bote që është bërë sërish e rrezikshme (dhe do të jetë, për një kohë të gjatë), pavarësisht shkakut të konfliktit. Ukraina do të mbetet një udhëkryq, edhe pse ende nuk e dimë saktësisht, se cila rrugë do të ndiqet./Konica.al
(Pierre Haski, franceinter)