MENU
klinika

Ulen infektimet

Masat e reja që pritet të hyjnë sot në fuqi në Kosovë

01.03.2022 - 11:40

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka njoftuar se sot pritet të hyjnë në fuqi masat e reja.

Sipas kësaj shoqate, do të hiqet ora policore dhe do të ketë lirim të masave në gastronomi.

“Pas konsultimeve me Ministrinë e Shëndetësisë, janë dhënë propozimet për lirimin e masave në gastronomi dhe heqja e orës policore të cilat pritet të hyjnë në fuqi.

Nga kjo javë përfaqësuesit e SHGK-së dhe të Ministrisë së Shëndetësisë jemi duke shqyrtuar bashkarisht që të mundësojmë sa më shpejtë hapjen e Klubeve të Natës dhe lejimin e organizimit të ahengjeve”, thuhet në njoftimin e tyre./ Express

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Paralajmërimi i fortë i Ministrisë së Arsimit

“Nëse nuk respektoni masat, shkollat do të mbyllen”

IKSHPK iu bën thirrje qytetarëve të Kosovës

“Maskë dhe distancën fizike, virusi është kudo!”

Këngëtari shqiptar jep lajmin e shumëpritur

‘Jemi shëruar nga koronavirusi, presim të dalim nga Infektivi’