MENU
klinika

Mendohet edhe përjashtimi

Mbështet Rusinë, Bjellorusia dënohet nga UEFA

03.03.2022 - 19:29

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është mbledhur dhe ka marrë një vendim lidhur me Bjellorusinë. Është vendosur që klubet bjelloruse, por dhe kombëtarja t’i zhvillojnë ndeshjet e tyre në fusha neutrale. Ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë.

Jo vetëm kaq, por nuk do të lejohen as tifozët nëpër stadiume, në të cilat skuadrat bjelloruse do të jenë pritëse. Komiteti ka bërë me dije se do të ketë mbledhje të tjera, në bazë të dinamikave të ngjarjeve.

Ky vendim u mor për Bjellorusinë pasi po asiston trupat ruse gjatë pushtimit të Ukrainës. Nëse do të vijojë me këtë ritëm, nuk është habi që edhe Bjellorusia të përjashtohet nga eventet ndërkombëtare të futbollit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN