MENU
klinika

Reagon Melinda Ademi: Ishte shumë e frikshme

Menaxheri i këngëtares sulmon fizikisht fansin

30.03.2022 - 11:17

Pas menaxherit Granit Muhaxheri, lidhur me incidentin në koncert ka reaguar edhe vetë Melinda.

Me anë të një ‘stoy’ në “Instagram”, reperja u ka kërkuar ndjesë publike të gjithë fansave të saj.

Ajo shpjegoi se u frikësua pasi fansi i kapi këmbën por tani ndjehet keq për ata që ka ndodhur.

“Është shumë e frikshme për një femër të të kapin nga këmbët ashtu, ka qenë shumë moment i keq për mua dhe kam pasur shumë frikë të madhe. Dhe ga paniku i madh s’kam ditur si të reagoj por kam dashur të marr telefonin dhe të bëj një video e të them ë mikrofon që s’është gjë e mirë me kap një femër nga këmbët sepse ajo mund të rrëzohet ose lëndohet ose diçka edhe më e keqe. Domethënë, në ato momente nuk isha vetevetja sepse dikush më ka prekur dhe sulmuar.

Kërkoj falje dhe ndjesë personalisht për këtë keqkuptim të madh sepse edhe fansi ka qenë shumë i dehur dhe unë në ato momente nuk e kam kuptuar që djali është në atë gjendje.

E di që shumë njerëz gjykoni që kërcej ose afrohem tek njerëzit, por muzika ime është ritmike dhe për tu kërcyer e për t’u kënaqur, prandaj jam afruar dhe afër juve që të kënaqem bashkë me ju sepse gjithmonë kur afrohem fitoj energji pozitive dhe të bukur nga fansat e mi.

Jeta nuk është gjithmonë bardh e zi, nganjëherë ka keqkuptime dhe probleme por unë shpresoj që do të më kuptoni, ose të paktën të provoni të mëkuptoni.

Respekt për djalin dhe unë personalisht i kërkoj falje dhe ndjesë.

Me repsekt, Melinda Ademi.”

Rikujtojmë se reperja e njohur shqiptare është përballur me një situatë jo edhe aq të mirë gjatë javës së kaluar në një koncert në Vjenë, Austri.

Në një moment një fans e kishte kapur nga dora dhe nuk e lëshoi teksa u detyrua të ndërhynte edhe sigurimi.

Më pas u publikua edhe një video tjetër ku shihej menaxheri i saj, Granit Muhaxheri, i cili goditi fansin, i cili sot i ka kërkuar falje me një postim të bërë në rrjete sociale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"E ka dit ndoshta që ka me shku dhe s’ka dasht"

Melinda Ademi rrëfen mes lotësh momentet e fundit me nënën

"Këngëtaret shqiptare po e djegin"

“The New York Times” shkruan për Melinda Ademi