MENU
klinika

Mendimtari i madh

Mid’hat Frashëri, “tradhtari” atdhetar e diplomat

25.03.2022 - 13:42

        “Po një popull i vogël ka detyrë t’i japë kohës një ndihmë të fortë, të ecënj përpara kohës, dhe të mprojë vetëhen e tij. Çinteresimi në fushë të veprimit patriotik· është një faj dhe një krim. ”Ç’më lipset mua” si edhe’’Ç’të duhet ty” janë fjalë shkatronjëse. Përgjegjësija dhe të drejtat janë të përbashkëta, sikundrë që interesimi i të gjithëve është një detyrë dhe një nevojë.”

Publicist, shkrimtar, përkthyes, albanolog, diplomat dhe veprimtar i çështjes kombëtare shqiptare: kur Mid’hat Frashëri lindi në Janinë, më 25 mars 1880, i ati, Abdyli, ishte në Prizren, në krye të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Abdyli, Naimi dhe Samiu do të merreshin direkt me edukimin e tij.

Mid’hat Frashëri njihet edhe me pseudonimet “Lumo Skëndo” dhe “Mali Kokojka”. Mësuesit e parë, do të kishte Naim dhe Sami Frashërin, me një ndikimin të madh.  Ai u pajis me një kulturë të gjerë dhe ishte zotëroi i disa gjuhë të huaja.

Themelon gazetën “Liria” në Selanik, viti 1908.

Nga viti 1897-1928, botoi me ndërprerje, revistën “Kalendari Kombiar”.

Në vitin 1909 botoi revistën “Diturija” në Selanik, në Konstancë dhe në Tiranë.

Këto revista trajtuan çështje me rëndësi historike, gjuhësore, folkloristike dhe të traditave të popullit shqiptar. Mid’hat Frashëri zhvilloi një veprimtari të gjerë letrare, kulturore dhe politike. Në Kongresin e Manastirit (1908) u zgjodh kryetar dhe u caktua në Komisionin e Alfabetit. Mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës, më 28 nëntor 1912. U emërua ministër i Punëve Botore në Qeverinë e Përkohshme të Vlorës. Gjatë periudhës së Princ Vidit, u ngarkua me detyrën e ministrit të Postave dhe Punëve Botore. Gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore qëndroi në vende të ndryshme të Evropës. Në vitin 1918 u emërua ministër i qeverisë së Turhan pashë Përmetit dhe anëtar i delegacionit zyrtar shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris.

Në vitet 1923-1925, mbajti detyrën e ministrit fuqiplotë të Shqipërisë në Athinë.

Gjatë ushtrimit të kësaj detyre, Mid’hat Frashëri protestoi për shpërnguljen me dhunë të shqiptarëve myslimanë të Çamërisë, nga qeveria greke. Në vitet 1926-1939, çeli librarinë “Lumo Skëndo” në Tiranë.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore drejtoi organizatën e Ballit Kombëtar. Në përfundim të luftës, fillimisht shkoi në Itali dhe më pas, në Londër, ku formoi Komitetin “Shqipëria e Lirë”. U nda nga jeta më 03.10.1949, në hotelin “Winthrop” të Nju Jorkut dhe u varros në varrezat “Fernchiff” të SHBA. Është dekoruar me urdhrin “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” dhe sipas amanetit të tij, eshtrat iu ktyhen në atdhe, më 14 nëntor të vitit 2018.

Veprimtaria letrare, socio-kulturore dhe politike e Mid’hat Frashërit është e karakterit shumëdimensional.

Ai është konsideruar si njëri nga intelektualët më të shquar të brezit të vet. Gjatë pesë dekadave të sundimit komunist, ai mbeti i hetuar dhe u quajt “reaksionar”, “tradhtar” etj.

E vetmja tradhti e tij, ishte ajo ndaj ideologjisë komuniste dhe ideologëve të saj.

Ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit, i njohur ndryshe edhe me emrin “Kongresi i alfabetit”, më 14 nëntor- 22 nëntor 1908.

Mithat Bej Frashëri u zgjodh kryetar i Kongresit dhe nënkryetar i Komisionit të hartimit të alfabetit (kryetar i Komisionit ishte At’ Gjergj Fishta). Në moshën 32-vjeçare largohet përfundimisht nga Stambolli dhe udhëton për në Shqipëri, duke kaluar nga Kosova në Shkup dhe pastaj, në Elbasan. Në vitin 1912, në qeverinë e pavarësisë, të Ismail Qemalit, zgjidhet ministër i Botores.

Mithat Frashëri është marrë me veprimtari publicistike dhe letrare, si dhe ka përkthyer disa vepra. Nën drejtimin e tij, janë botuar “Kalendari Kombiar”, “Lirija” dhe “Dituria”. Ka shkruar jetëshkrimin për Naim Frashërin, novelat “Hi dhe shpuzë”, studimin mbi shqiptarët dhe të ardhmen e tyre të pagëzuar si “Pritmi i Shqipërisë”, ese socio-politike dhe etnike “Plagët tona” etj. Mit’hat Frashëri ka botuar edhe disa vepra në frëngjisht: “L’affaire de l’Epire (1915), “La population de l’Epire” (1915), “Les Albanais chez eux et a la l’Etranger ” (1919), “Albanis et Slaves” (919). Mit’hat Frashëri ka përkthyer në shqip veprat “Guillaume Tell” të Lamartinit (1898), “Bëje të mirën pa hidhe në det” e Franc Hofmanit (1900), “Robinson Crusoe” e Defosë (1909) dhe “Psikologjia e edukatës” e G. Le Bon (1923).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mit'hat Frashëri për bashkëkombasit

“Ali Pasha ka thënë: dy shqiptarë janë shumë!”